Sulmuesi belg, Romelo Lukaku është një nga emrat më të përfolur për t’u transferuar në merkaton e ardhshme. Ai po përmendet shumë kryesisht në Londër si edhe Itali kohët e fundit.
Thashethemet të cilat po shtohen dita-ditës për një rikthim të Lukakut te Interi si duket kanë baza të vërteta dhe nuk janë vetëm fjalë në ajër. Edhe vetë belgu 28-vjeçar e dëshiron shumë një rikthim tek klubi ku e dashuruan për dy vite. Kontaktet e vazhdueshme me menaxherët vijojnë dhe shprehja është pak a shumë e njëjtë: “Nëse më do, nëse më kthen, unë jam këtu…”
Klubi zikaltër i ka ende letrat në dorë, dhe në qoftë se Lukaku do të largohej nga blutë e Londrës këtë verë, Interi do të ishte gati të vepronte. I vetmi kusht i italianëve është çështja ekonomike.
Lukaku ka pranuar të heq dorë nga paga e tij vjetore prej 12, 5 milionë euro në 7,5 milionë euro, çka duket se i hap rrugën palëve për një marrëveshje. Ndërkohë, në kalimin e Lukakut tek Inter po ndikon edhe trajneri belg, i cili po tenton ta bindë sulmuesin të kalojë tek klubi italian për të rigjetur formën e tij më të mirë.
