Ditën e sotme, Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ani Dyrmishi ka vendosur të dorëhiqet nga detyra e tij.
Mësohet se arsyeja e dorëheqjes së tij ka ardhur për arsye personale. Dyrmishi qëndroi në krye të hekurudhës shqiptare nga viti 2018 ndërsa më parë, ai ka mbajtur edhe detyrën e drejtorit të Hipotekës Durrës.
