Dy moderatorët e njohur, Ori Nebijaj dhe Isli Islami janë një nga dyshet më të komentuara të bot%s së televizionit, kjo edhe për shkak të marrëdhënies shumë të mirë dhe të afërt që ata kanë me njëri-tjetrin. Në jo pak raste ata janë përfolur edhe për një raport që shkon më shumë se sa shokë dhe madje ka nga ata fansa të tyre të cilët e thonë me bindje se ata janë të lidhur bashkë.
Ori dhe Isli nuk kanë dhënë kurrë një konfirmim për këto thashetheme, megjithatë dyshimet kanë vazhduar përgjatë gjithë kohës. Madje, ditën e sotme ndodhi edhe një situatë e pazakontë ka në emisionin e tyre “Wake Up”, ku dyshja realizoi një lojë me telefonata me teleshikuesit. Teksa ishin duke marrë qytetarë në telefon, një telefonuese i’u drejtua atyre: “Jeni çfiti më i këndshëm televiziv”.
Po a e dini se cili ishte reagimi i tyre? “Shyqyr që e specifikove, ‘televiziv’”- u shpreh Isli, ndërsa Ori shtoi “E pra, ashtu jemi”, duke dashur ta mbyllë këtë temë. Mesa duket, kjo teza se janë “çift” iu është thënë aq shumë sa nëse dikush do i thotë se jeni kolegë, do çuditen.
Para disa kohësh, teksa jepte një intervistë, Ori u shpreh se ajo dhe Isli janë thjesht miq shumë të mirë. Pavarësisht se ajo tha që ka shumë kimi me Islin, Ori konfirmoi se nuk ka asgjë më shumë përtej miqësisë së tyre.
“Ne kemi shumë kimi, por jemi miq të mirë asgjë më shumë. E dimë që shumë do të donin të na shihnin bashkë dhe si çift, por jo. Ne kemi një kimi shumë të mirë si kolegë që jemi dhe duhet ta dini që kjo është shumë e rrallë mes kolegësh”, deklaroi Ori asokohe.
Megjithatë, ajo pranoi se është ‘single’ dhe u shpreh ‘shumë në rregull’ me këtë gjë. Nga ana tjetër, edhe moderatori është beqar. Të paktën kështu ka lënë të kuptohet. Ai dhe Ori prej vitesh janë kolegë në “Wake Up” por përveç emisionit janë shfaqur në shumë vende bashkë. Dyshja poston shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit në rrjetet sociale, udhëtojnë bashkë dhe shfaqen shumë të afërt.
A janë vërtetë miq Ori dhe Isli apo janë rasti i personazheve që e mohojnë gjatë të vërtetën? Ka shumë njerëz që kanë ende dyshime…






