Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Detaje/ Gruaja me urdhër mbrojtje për dhunë, si shkoi 38-vjeçari drejt fundit tragjik

11:14 / April 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 04 06 at 11.13.48 AM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Janë zbuluar të tjera detaje lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në aksin rrugor Lushnjë-Fier, në vendin e quajtur Kolonjë, ku 38-vjeçari Betim Kastrati u gjet i pajetë brenda makinës së tij.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se 38-vjeçari ka vrarë veten me armë zjarri duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Mësohet se viktima punonte në portin e Durrësit dhe lohët e fundit ai kishte shfaqur shenja të depresionit. Betim Kastrati ishte i martuar dhe kishte 2 fëmijë të mitur. Ndërkohë, mësohet gjithashtu se 38-vjeçari shpesh herë ushtronte dhunë në familje. Gruaja e tij rezulton me urdhër mbrojtje të cilin e ka marrë prej disa kohësh dhe për rrjedhojë, 38-vjeçari e kishte të ndaluar t’i afrohej.

Paraprakisht pati dyshime për ndonjë vrasje dhe policia e hetoi ngjarjen fillimisht në këtë pistë, por më pas, policia konfirmoi se Kastrati kishte vrarë veten, në kushtet e depresionit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës, në një xhep rruge, brenda në automjetin tip “Volvo”, i parkuar në mënyrë të rregullt, është gjetur i pajetë shtetasi B.K, 38 vjeç, banues në Durrës.

Nga tërësia e veprimeve paraprake të kryera dhe provat e gjetura në vendngjarje dyshohet se shtetasi B. K., si pasojë e depresionit është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nëse objektivi do ishte elektoral, do i linim siç ishin”/ Ndarja e re Territoriale, Mazniku: Ka bashki të vogla që nuk ia dalin dot

22:54 / October 7, 2026

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

SPAK “arkivoi” dosjen “Tropoja”, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut, ekzekutoi 7 antarë të familjes tonë

20:29 / October 7, 2026

SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn, zbardhet vrasja e Renis Dobrës

19:45 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.