Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Fierit pasi ka kanosur me armë një 32-vjeçar. Mësohet se i arrestuari është shtetasi M. H., 27 vjeç, banues në Çlirim.
Sipas policisë, ky i ri, pas një konflikti për motive të dobëta në fshatin e tij me shtetasin M. B., 32 vjeç, dyshohet se e ka kanosur me armë zjarri.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 27 vjeç, banues në Çlirim, Fier, pasi në fshatin Çlirim, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. B., 32 vjeç, dyshohet se e ka kanosur me armë zjarri”, njofton policia.
