Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ende asnjë gjurmë e 10-vjeçarit që e mori rrjedha e lumit, topi gjendet 20 kilometra larg fshatit

12:04 / April 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ww
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Katër polumbarë dhe dhjetra forca policie janë duke kërkuar për trupin e 10-vjeçarit që ra dje në lumen Fan duke luajtur me top me bashkëmoshatarët e tij. Krahas tyre janë edhe dhjetra të afërm që po ndjekin rrjedhën e lumit me shpresën se mund ta gjejnë 10-vjeçarin.

Ky i fundit ra në lumë në fshatin Shtrungaj të Mirditës teksa po merrte topin. Në drejtim të vogëlushit shkoi edhe i vëllai duke tentuar ta ndihmonte por rrjedha e fortë e mori atë duke i lënë vetëm xhupin në dorë.

Mësohet se deri më tani, polumbarët kanë gjetur 20 kilometra larg vendit të ngjarjes topin, me të cilin po luanin fëmijët, ndërsa ende nuk ka asnjë shenjë për trupin e 10-vjeçarit.

Daja i fëmijës shprehet se policia ka ardhur shumë vonë edhe pse u lajmëruan menjëherë pas ngjarjes. “E kam djalë motre. Më thanë se ishte duke luajtur top, topi kishte rënë në ujë dhe kishte dashur ta marrë. Ka shkuar i vëllai ta shpëtonte. Shyqyr që shpëtoi njëri. Shtetin e kanë lajmëruar por ka ardhur shumë vonë. U vonua 3 orë. Të paktën të gjejmë trupin. Këtu na thonë se ka pasur fëmijë që janë zhdukur. Ta gjejnë prej hallit që na ka ra prej motrës. Është shumë ujë dhe i rrëmbyeshëm. Ishalla po e gjejnë.” tha daja i fëmijës. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SPAK “arkivoi” dosjen “Tropoja”, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut, ekzekutoi 7 antarë të familjes tonë

20:29 / October 7, 2026

SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn, zbardhet vrasja e Renis Dobrës

19:45 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026

Rama pret ambasadoren e re të Zvicrës, diskutojnë për arsimin profesional dhe mundësitë për biznesin zviceran në Shqipëri

12:57 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.