Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Nikolla: Politika, mundësi dhe akses për të rritur kontributin e grave

14:49 / April 6, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
7099eeef 914c 4adc 8709 44d7e4c48f2c
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, mori pjesë në tryezën “Kundër dhunës ndaj grave në politikë”, të organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me zyrën e PNUD-it në Tiranë, Avokatin e Popullit dhe Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Takimi i zhvilluar në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, u moderua nga Prof. Dr. Aurela Anastasi.

Gjatë takimit u prezantua studimi “Dhuna ndaj grave në Politikë, në Shqipëri” i cili thekson se pavarësisht miratimit dhe zbatimit të reformave për barazinë gjinore dhe rritjes së kuotave gjinore zgjedhore; vëmendja duhet të përqendrohet në pengesat dhe në atë çfarë ndodh me gratë dhe vajzat pasi bëhen pjesë e hapësirave politike.  Aktiviteti u organizua si pjesë e Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i japim fund Dhunës ndaj Grave në Shqipëri” (FDhNGSh), financuar nga Qeveria e Suedisë.

Në fjalën e saj përshëndetëse, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, theksoi se dhuna me bazë gjinore është një çështje e mprehtë dhe mbetet një betejë e të gjithë shoqërisë.

“Politika është një mundësi dhe akses për të kontribuar, po aq sa është edhe një shkak më shumë për të paragjykuar gratë dhe vajzat. Secila prej nesh e ka provuar se sa më lart të ngjitesh, aq më shumë do të të shenjestrojnë, aq më shumë do të sulmojnë apo fyejnë”, u shpreh Nikolla.

Duke vlerësuar progresin e arritur deri më tani me rritjen e pjesëmarrjes së grave në politikë, Kryetarja Nikolla theksoi se duhet bërë akoma më shumë, sepse çfarë ndodh me gratë në politikë, u ndodh grave në shoqëri.

Nikolla duke përmendur disa nga nismat e ndërmarra deri më tani, theksoi se politikëbërja duhet përdorur si model për rritjen e ndërgjegjësimit dhe të promovojë përfshirjen e grave dhe vajzave në politikë.

“Të gjithë, por së pari ne, gratë dhe vajzat tek të cilat është investuar besim politik dhe publik, duke qenë një model përfaqësimi dhe duke bërë të mundur që sa më shumë gra e vajza të bëhen pjesë e politikës, do të mundemi të krijojmë një front më të madh, për të kufizuar dhunën me  bazë gjinore në politikë”, përmbylli fjalën e saj Nikolla.

Në aktivitet përshëndetën Erinda Ballanca, Avokate e Popullit; Robert Gajda, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi; Petra Burchet, shefe e Bashkëpunimit për Zhvillim, Ambasada e Suedisë dhe Monica Merino, përfaqësuese e Përhershme e PNUD në Shqipëri, të cilët theksuan rolin që ka vetë politika dhe partitë politike për demokratizimin e tyre, media, por dhe gjithë aktorëve dhe institucioneve mbikëqyrës të jenë më aktiv në fushën e parandalimit të dhunës politike dhe për të krijuar një mjedis të sigurt për aktorët politikë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

PD: KAYO, skemë e Ramës për t’u kaluar privatëve miliona euro e prona shtetërore! Berisha: Provat do t’ia çojmë partnerëve ndërkombëtarë e SPAK

13:44 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026

Veliaj rikthen Sara Goxhajn si nënkryetare të Bashkisë së Tiranës, emëron edhe ish-deputetin dhe ish-prefektin Sadi Vorpsi

23:01 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.