Qyteti i Lezhës dhe pjesa më e madhe e zonave përreth po vuajnë mungesën e energjisë elektrike qe prej orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.
Nga sa është mundur të mësohet, kjo gjë ka ndodhur pasi nënstacioni elektrik në Lezhë nuk furnizohet me energji për shkak të një defekti në linjën e tensionit të lartë 110 kv në Dajç.
Raportohet se energji kanë vetëm zona e bregut të Matit që furnizohet nga nënstacioni i Rrilës. Nga ana e saj, Operatori i SHpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se po punon për rikthimin e energjisë, ndërkohe presin që OST-ja te riparojë defektin.
