Mediat italiane publikuan një lajm ku thuhej se kohëzgjatja e ndeshjeve të futbollit do të rritej, por FIFA nuk ka vonuar të reagojë lidhur me këtë spekulim.
Lajmi i publikuar në mediat italiane theksonte se ndeshjet në botërorin “Katar 2022” do të zgjasnin 100 minuta, gjithmonë nëse “IFAB” do ta miratonte propozimin.
Sipas asaj që bëhej me dije në lajm, shkak i rritjes së kohëzgjatjes do të ishte ulja e kohës efektive në ndeshjet e futbollit, për shkak të vonesave të shumta.
Megjithatë, reagimi i FIFA-s ishte i menjëhershëm duke shuar zërat për një ndryshim të tillë. Madje, organi më i lartë drejtues i futbollit botëror tha se nuk do të ketë ndryshim të rregullave sa i takon kohëzgjatjes së ndeshjeve për “Katar 2022” apo në kompeticione të tjera.
FIFA Statement
— FIFA Media (@fifamedia) April 6, 2022
Following some reports and rumours spread today, FIFA would like to clarify that there will be no changes to the rules regarding the length of football matches for the FIFA World Cup Qatar 2022™️ or any other competition.
