Ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama ka prezantuar rezultatet e procesit të Këshillimit Kombëtar ku tha se mbi gjysmë milion shqiptarë morën pjesë në këtë proces. Në fjalën e tij, Rama e konsideroi gjithë ecurinë e kësaj nisme si shumë pozitiv, pavarësisht faktit se ajo u zhvillua në një periudhë jo të favorshme për shkak të luftës në Ukrainë dhe krizës që ka ardhur si pasojë e saj.
“Ajo që është me rëndësi, është se edhe gjatë kësaj interference të luftës që ka postuar natyrshëm fokusin dhe vëmendjen kemi vazhduar të kemi shumë pjesëmarrje dhe e kemi mbyllur Këshillimin Kombëtar me një shifër, mbi gjysmë milioni qytetar.
Këtu jam me drejtoren e agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje. Agjencia ka drejtuar procesin dhe falë edhe përfshirjes së INSTAT, si një shërbim për këtë proces, kemi arritur ta përfundojmë këshillimin kombëtar me një rezultat pozitiv. Ky rezultat është pjesëmarrja dhe natyrisht kemi gjëra që duhen përmirësuar. Ajo që është më e rëndësishmja është që të gjithë atyre qytetarëve që morën pjesë, pavarësisht opinioneve të tyre ku kthejmë besimin”, deklaroi Rama.
