Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Meta përkujton 7 prillin 1939: Ditë e zezë kur miku më i afërt u kthye në armik, por edhe ditë nderimi për fillimin e Rezistencës Antifashiste të patriotëve tanë

11:43 / April 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Presidenti Ilir META 1024x683 500x334 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përmes një postimi në “Facebook”, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përkujtuar sot 7 prillin 1939, ku e quajti atë një ditë të zezë në historinë e kombit tonë. Në mesazhin e tij, Meta shkruan se kjo është edhe një ditë nderimi për fillimin e Rezistencës Antifashiste të patriotëve tanë, me në krye heroin Mujo Ulqinakun.

Ndër të tjera, presidenti ka nënvizuar faktin se çdo kohë dhe periudhë historike ka heronjtë e saj dhe ky truall ka lindur dhe do të rritë gjithmonë heronj, për të mbajtur gjallë amanetin e të parëve tanë brez pas brezi, në mbrojtje të lirisë, pavarësisë, sovranitetit dhe dinjitetit kombëtar.

Postimi i Presidentit të Republikës

Përkujtojmë sot një ditë të zezë në historinë e Shqipërisë, 7 prill 1939, ditën e kthimit të mikut më të ngushtë në armikun më të pabesë ndaj lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit të vendit tonë.
Sot është edhe një ditë nderimi për fillimin e Rezistencës Antifashiste të patriotëve tanë, me në krye Heroin Mujo Ulqinaku, që në ato momente të errëta, i dolën për zot Atdheut, duke i qëndruar besnik betimit mbi Flamurin Kombëtar për të mos kursyer as jetën e tyre.
Dëshmorët e Atdheut, që ranë në këtë ditë, janë edhe frymëzuesit e gjithë asaj Rezistence të mëpasshme, deri në Çlirimin e plotë të vendit, që e rreshtoi Shqipërinë në anën e duhur të historisë.
Çdo kohë dhe periudhë historike ka heronjtë e saj dhe ky truall ka lindur dhe do të rritë gjithmonë heronj, për të mbajtur gjallë amanetin e të parëve tanë brez pas brezi, në mbrojtje të lirisë, pavarësisë, sovranitetit dhe dinjitetit kombëtar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.