Kryeministri i vendit, Edi Rama, i shoqëruar nga Drejtoresha e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Cano, po prezantojnë aktualisht rezultatet e procesit të Këshillimit Kombëtar. Teksa mbajti fjalën e tij, kreu i qeverisë theksoi se në këtë proces kanë marrë pjesë mbi gjysmë milioni shqiptarë.
Sipas rezultateve të publikuara, në opinionet e tyre, 61% e qytetarëve të pyetur kanë qënë pro legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe 29% prej tyre kanë qënë kundër.
