Jorida Tabaku ka hedhur akuza për nismën e qeverisë për menaxhimin e krizës së çmimeve. Sipas saj “Bordi i Transparencës” do të ruajë monopolet duke përcaktuar çmimet.
Tabaku thekson se Shqipëria ka për të pasur një nivel të lartë inflacioni që do të prekë me gjasë edhe 5% edhe që do të vazhdojë edhe në vitet në vijim.
“Masat që duhet të marrë qeveria janë ato që lidhen me politikat fiskale dhe kanalizimi i ndihmave tek qytetarët e pamundur”, shkruan Tabaku ndër të tjera.
Reagimi i plotë:
Në një kohë kur produktet e shportës po rriten në një mënyrë të pakontrolluar qeveria vazhdon të luajë dhe eksperimentojë me “Bordin e Transparencës” që më shumë është një bord që do të ruajë monopolet duke përcaktuar çmimet.
Nuk di të ketë asnjë vend tjetër sajesa të tilla kriptokomuniste për të ruajtur monopolet, oligopolet e tregut dhe jo për t’i shërbyer qytetarëve.
