Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Gjylameti: Kongresi i PS moment i rëndësishëm! Do të bëhen ndryshime në statut

14:46 / April 7, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
blerina gjylameti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti ka folur për Kongresin e Partisë Socialiste dhe diskutimet që do të përfshihen në këtë Kongres.

Gjatë bisedës në studio, Gjylameti u ndal edhe tek ndryshimet në qeverinë Rama, si edhe rritjen e çmimeve.

Ajo theksoi se gjithashtu është krijuar paketa e plotë për grupet vulnerabël.

“Sfidat me të cilat do të duhet të përballej PS janë po aq të rëndësishme sa janë edhe ato të qeverisjes. Sot kemi një krizë që nuk është vetë me Shqipërisë por e ndikuar nga agresioni rus në Ukrainë. Tani Kongresi është i fokusuar në diskutime dhe panele të hapura për sektorë të rëndësishëm të ekonomisë dhe me sfidat që ne kemi në kuadër të energjisë. Do të kemi pjesën e dytë ku do të ketë të bëjë më çështjet organizative, duke pasur hapësira dhe  mundësi për të rinj dhe të reja jo vetëm për nga mosha, por edhe për ato me eksperienca, po ashtu do të vijohet me ndryshimet statutore duke këmbëngulur tek pjesa e transparencës”, tha Gjylameti, ndërsa shtoi: “Duhet thënë që në Shqipëri kemi pasur raste të paprecedentë. Ne është dashur që atë që duhet të bëjë opozita ta bëjë brenda përbrenda…Besoj është ndryshe qasja që ne kemi , e ka thënë edhe kryeministri që qasja ndaj opozitë do të jetë ndryshe për të krijuar alternativa më të mira të ndryshimeve që PS pëson.

Pjesë nga intervista: 

Ndryshime në qeverinë Rama?

Gjylameti: Është një kompetencë e kryeministrit e kryetarit të partisë për të pasur skuadrën e tij. Nuk mendoj që është një moment për ndryshime në qeveri, unë besoj se edhe në këtë vit në duhet të jemi në lartësinë e detyrë për t’ju përgjigjur qytetarëve shqiptarë. Po ashtu fokusi ynë qoftë në parti edhe në qeveri ka të bëjë me përgjigjen ndaj qytetarëve.

Rikthimi i xhaketave të vjetra?

Gjylameti: Shpeshherë kur bëhen ndryshime disa që kanë kontribute edhe më të hershme, i kanë lënë vendin edhe më të rinjve. në këtë aspekt synohet të ketë një kombinim me njerëzit që kanë eksperiencë të gjatë me ato që kanë energji të re. Pra një PS të hapur që ka diskutime, debate dhe që prevalon përgjegjësia për t’ju përgjigjur qytetarëve shqiptarë.

Ndërprerja e mandateve të krerëve të degëve të partisë?

Gjylameti: Ka të bëjë me hapjen e partisë dhe krijimit të mundësive të tjerëve që plotësojnë kriteret statutore…

Këshillimi Kombëtar dhe lejimi i kanabisit për përdorim mjekësor?

Gjylameti: Është një proces dhe nuk e di kur do të ndodhë…

Kongresi në pjesën e parë ka panelet e hapura ku të gjithë kanë mundësi të trajtojnë shqetësimet e tyre dhe është një mundësi shumë e mirë për të qenë të pranishëm. Nëse duhet të kishim ndryshime në kuadër të krizë në Ukrainë, theksoj se duhet të jemi të kujdesshëm në informacionet e transmetuara…Ne jemi një nga vendet që nga pjesa e grupeve vulnerabël kemi paketën e mbështetjes më të plotë…Çmimi i energjisë për bizneset e vogla nuk është prekur…Një person që përdor makinë nuk përfshihet tek grupe vulnerabël.

Inceneratorët?

Gjylameti: Si PS kemi treguar se nuk kemi qenë mburoja që kanë shkelur ligjin. pra kemi treguar një standard ndryshe nga ata që kanë qenë para nesh. Ka qenë nja nga synimet tona që të jemi në mbrojtje të mjedisit dhe të eliminojmë një nga gangrenat e trashëguara dhe për pjesën tjetër përgjegjësisë është personale dhe kush shkel ligjin, duhet të jetë atje ku e meriton, ndaj edhe kemi votuar reformën në drejtësi.

Ambicie për të qenë presidente?

Gjylameti: Është shumë herët për të qenë në krye të një insitucuioni kaq të rëndësishëm

Presidenti jashtë politike?

Gjylameti: Mendoj që nuk do të duhet të jetë kaq afër politikës

Do të kemi Presidente një grua?

Gjylameti: E shpresoj shumë mendoj që ka ardhur momenti.

Me cilën opozitë do të konsultoheni?

Gjylameti: Me opozitën zyrtare. Ka ardhur momenti që palët të zbresin nga llogoret politike dhe të bëhen bashkë për interesa kombëtare.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

PD: KAYO, skemë e Ramës për t’u kaluar privatëve miliona euro e prona shtetërore! Berisha: Provat do t’ia çojmë partnerëve ndërkombëtarë e SPAK

13:44 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.