Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ilir Meta: Basha më ka tradhëtuar, pse me atë kecin do përmbysej Rama?!

22:23 / April 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir metaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndonëse Lulzim Basha është larguar nga drejtimi i Partisë Demokratike, Presidentit Ilir Meta nuk i del inati me ish-kreun e opozitës.  Në një intervistë të dhënë sonte, Meta ka sulmuar Bashën duke e akuzuar se e ka tradhtuar opozitarizmin. Meta ka thënë se opozita ka qenë e kapur dhe e shitur.

“Ndaj ndodhi ajo qe ndodhi me 25 prill. Madje e kam paralajmëruar me herët: Pse me këtë kecin (Lulzim Bashën) ju do përmbysni Ramën?”, ka thënë Meta.

“Kam qenë vetëm i tradhtuar dhe i provokuar nga të gjitha drejtimet. Unë nuk kam qenë i qetë sepse nuk kam pasur të qarta disa gjëra, jo në raport me zotin Basha sepse për atë kam qenë shumë i qartë dhe ja kam shprehur të gjithëve këtë fakt. Ndaj jam sot i qetë sepse jam i qartë për të ardhmen. Jam i qetë sepse i kam fituar te gjitha betejat, ne “Venecia” dhe këtu, në mbrojtje të Institucionit te Presidentit”, ka vijuar Meta.

Duke shpalosur objektivat e së ardhmes Meta ka thënë se nuk pranon asnjë propozim për një mandat të dyte si President, edhe pse në fakt askush nuk e ka përmendur si një mundësi rizgjedhjen e Metës. Meta tha se më 25 korrik 2022 (ditën kur nuk është më president) opozita do ridimensionohet.

“Sovraniteti do jetë një nga çështjet që unë do angazhohem në të ardhmen, kthimi i sovranitetit të popullit shqiptar. Kam vendosur të qëndroj në politike dhe do qëndroj gjatë. Në këtë vend, është dëmtuar sovraniteti i vendit dhe i popullit shqiptar që është zot i vendit të vet. Sovraniteti do të jetë tema kryesore, por gjithashtu do te jem i angazhuar për demokracinë , lirinë , ekonominë dhe të drejtave të qytetareve. Kjo do jetë edhe nja nga çështjet që do te jetë pjesë e  ridimensionimit të opozitës pas 24 korrikut”, ka thënë ndër të tjera Presidenti Ilir Meta, i cili edhe nuk e ka ndalur sulmin e tij ndaj mazhorancës duke e akuzuar se ka kapur drejtësinë. 

Basha Meta tradheti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.