Ditën e sotme, një ditë pas Kongresit të Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama ka vendosur të zhvillojë një takim me kabinetin e tij qeveritar. Mësohet se ky takim do të zhvillohet tek Vila 30.
Ndërkohë, ditën e nesërme, më 9 prill, PS ka njoftuar se do të mbledhë kongresin, i cili pritet të ketë një organizim ndryshe në krahësim me ato që janë zhvilluar më parë.
Nga sa është bërë me dije, ky Kongresi i PS-së nuk do të jetë i vendosur vetëm tek Pallati i Kongreseve, por do të jetë i shtrirë dhe në sheshet e kryeqytetit dhe pjesë e tij do të jenë edhe qytetarët.
Ndërsa sa i përket ndryshimeve të mundshme në qeveri, kryeministri Rama ka deklaruar më parë se në këtë kongres nuk do të ketë ndryshime të tilla.
