Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Ndjehem krenar që jam malësor”, ministri Manja: Legalizimi i kanabisit rrit ekonominë

14:21 / April 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto 25 JANAR MANJA frame 18706 1280x7201643110876 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa foli para gazetarëve, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka komentuar zhvillimet e sotme në vend. Ai u ndal si fillim në shprehjet diskriminuese krahinore.

“Unë jam krenar që jam malësor”, u shpreh ministri. Mes të tjerash, Manja deklaroi se e mbështet punën e bërë nga organet e vettingut, por sa i përket gjuhës së urrejtjes, ai tha se e dënon atë dhe nuk ka më asnjë koment më shumë se kaq.

Gjithashtu, Ministri i Drejtësisë foli edhe për vendimin e legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore, ku nënvizoi se nuk ka asnjë shqetësim në këtë drejtim dhe janë shumë vende që e kanë të miratuar.

Në gjykimin e tij, një vendim i tillë do të ndikojë në rritjen e ekonomisë së vendit dhe përderisa qytetarët janë shprehur në favor të legalizimit, nuk ka arsye për të thënë jo.

“Natyrisht që dje janë bërë të ditura paraprakisht rezultatet e Këshillimit Kombëtar. Ka qenë një konsultim i hapur me qytetarët për një kategori temash të caktuara. Sigurisht në ditët në vazhdim sipas pyetjeve që iu janë shtruar qytetarëve do të kemi edhe një analizë më konkrete.

Por pse jo, nëse legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore i shërben ekonomisë së vendit dhe rritjes së punësimit, janë iniciativa që nxisin ekonominë dhe janë të paktën me aq sa u parashtrua nga rezultatet e Këshillimit Kombëtar, qytetarët shprehen në favor të saj. Ndërkohë, kanabisi për qëllime të tjera nuk besoj, ne kemi një kuadër të plotë në fuqi, kemi Kodin Penal në fuqi, por kanabisin për qëllime mjekësore nuk jemi ne të vetmit që e kemi ligjëruar”, tha Manja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.