Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Damian Gjiknuri : 2030 duhet të jetë një target që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e BE-së

18:19 / April 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjiknuri 747x4201 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, deklaron se 2030 dueht të jetë edhe një target që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e Europës. Duke folur në Konferencën me temë “Forumi Ballkani Perëndimor 2030” organizuar nga “Fondacioni Qemal Stafa”, Gjiknuri nënvizoi se BE duhet të fillojë negociatat për t’i dhënë perspektimën e duhur vendeve të Ballkanit Perëndimor.  “E ardhmja e këtij rajoni është në Europë. Atëherë le ta shfrytëzojmë këtë mundësi për të bindur politikbërësit e Europës. Nëse i lini gjërat të pazgjidhura, nëse i lini gjërat për të ardhmen, atëherë e shkuara do të na ndjekë nga pas. Besoj se është moment i duhur që çdo politikan të kuptojë që stabiliteti i Europës për të ardhmen ka të bëjë me përfshirjen e Ballkanit si një prioritet kyç. Jo nga ajo që ç’ka po ndodh atje (Ukrainë) patjetër ndodh këtu, por nëse i le gjërat pa i zgjidhur, gjërat mund të zhvillohen në mënyrë që askush nuk do ta dëshironte. Prandaj mendoj se ky është një mësim i madh. Ne duhet të veprojmë tani, nuk duhet të presim më shumë. Le të fillojnë negociatat dhe le t’i japim perspektivën e duhur Ballkanit Perëndimor. 2030 besoj është thjesht një shifër, një numër, por besoj duhet të jetë dhe një target që Ballkani Perëndimor te jëte pjesë e Bashkimit Evropian”, deklaroi ai.

Gjiknuri u shpreh se  ky moment duhet të shfrytëzohet për të marrë vendime të rëndësishme dhe jo për të harruar mësimet e së shkuarës. Teksa solli në vëmendje ngjarjet në Ukraiën dhe ato në Ballkan 20 vite më parë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste theksoi mbi rëndësinë e stabilitetit të rajonit tonë. “Ky është gjithashtu një moment pak i çuditshëm do të thosha, një moment që shpesh shfrytëzohet për gjëra të mëdha, por në realitet po jetojmë kohë të vështira. Po dëshmojmë gjëra që ndoshta i kishin harruar  edhe njerëzit mësohen me idenë që nuk ka luftë në Evropë.  Ajo çka po  ndodh sot, na kujton se sa e rëndësishme është stabiliteti i rajonit dhe e ardhmja e rajonit. Atëherë ta shfrytëzojmë këtë mundësi”, deklaroi Gjiknuri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.