Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kumbaro: Gjobat për shkelësit do të rriten, qeset plastike rezultojnë ndotësit më të mëdhenj

10:42 / April 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kumbaro
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në fjalën e mbajtur në panelin e Kongresit të PS, foli për nismën e 1 qershorit për heqjen e qeseve plastike.

Kumbaro tha se në 17 mars Parlamenti miratoi ligjin për ndalimin e prodhimit dhe tregtimit të qeseve plastike, pasi ka rezultuar si ndotësi kryesor i mjedisit. Sipas saj, të gjithë shqiptarët nuk duhet të përdorin më qese plastike, po duhet t’i kthehen zakonit të torbave, por kjo nuk është një nismë që mund ta bëjë vetëm qeveria dhe bashkia, por kërkon që edhe të rinjtë e gjithë qytetarët ta ndjekin më përpikmëri.

“Nga sondazhi i Këshillimit Kombëtar rezultoi se 77% e qytetarëve shqiptar kërkojnë rritjen e sanksioneve dhe gjobave për ndotësit në mjedis. Ne do t’i rrisim gjobat dhe është detyra jonë të mos lemë asnjë cep të territorit të Shqipërisë pa e pastruar. Duhet ta kemi të pastër siç kemi shtëpinë tonë, sepse Shqipëria është shtëpia jonë.”

Kumbaro tha se gjobat për shkelësit do të rriten sepse qeset plastike rezultojnë ndotësit më të mëdhenj të lumenjve.

“Në 17 mars e miratuam ligjin që ndalon prodhimin tregtimin e import e qeseve plastike se na rezulton që është ndotësi kryesor i ujërave e lumenjve.

Duhet t’i kthehemi patjetër e këtë e kemi shumë seriozisht se jemi të vendosur ti qepemi e mos i ndahemi t’i kthehemi zakonit të torbave prej cope, rrjetave me të cilat ishim mësuar kur nuk e dinim që kishte qese.

Do e ndjekim me masa e sanksione, se nga sondazhi i fundit i këshillimit kombëtar 77% e të pyeturve kërkojnë rritjen e sanksioneve e ndëshkimeve e gjobave për ndotësit në mjedis.

Ndotja nuk është thjesht gabim por krim mjedisor, do i rrisim gjobat por do jemi të qendrueshëm deri sa të mos lëmë asnjë cep të Shqipërisë për të cilën krenoheni e zihemi në FB ta kemi të pastër si kemi shtëpitë tona brenda derës sonë”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

PD: KAYO, skemë e Ramës për t’u kaluar privatëve miliona euro e prona shtetërore! Berisha: Provat do t’ia çojmë partnerëve ndërkombëtarë e SPAK

13:44 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026

Veliaj rikthen Sara Goxhajn si nënkryetare të Bashkisë së Tiranës, emëron edhe ish-deputetin dhe ish-prefektin Sadi Vorpsi

23:01 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.