Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Paralajmërimi i PD-së: Do të publikohen të tjera përgjime

22:38 / March 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pergjimet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari për Zgjedhet në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, ka paralajmëruar publimin e të tjera përgjimeve të kryera nga prokuroria lidhur me shitblerjen e votës në zgjedhjet e 2017 të organizuar nga eksponentë të mazhorancës në bashkëpunim me grupet kriminale.

I ftuar në emisionin “Tempora” në TV Ora, Kaso tha se ata që e quajnë sot veten deputetë të Kuvendit të Shqipërisë nuk përfaqësojnë popullin.

Ivi Kaso: Neni 1 i Kushtetutës parashikon që Qeverisja bazohet mbi një sistem  zgjedhjesh të lira, të barabarta dhe të fshehura. Liria e zgjedhjes është cënuar në disa procese zgjedhore, veçanërisht në atë të 2017. Neni 2 i Kushtetutës se sovranitetin populli e ushtron drejtëpërdrejtë ose përmes përfaqësuesve të vet. Përsëri ky parashikim është cënuar. Është faktuar që ata që e cilësojnë veten deputetë të parlamentit të Shqipërisë nuk përfaqësojnë popullin.Nuk janë ata që ushtrojnë sovranitetin në emër dhe për llogari të popullit por në emër dhe për llogari të bandave kriminale që e kanë ndihmuar për të korrur fitore. Ky është fakt, ka dosje penale që janë bërë publike. 

Ka përgjime të kryera nga institucionet ligjzbatuese, një pjesë e të cilave janë bërë publike, një pjesë e të cilave do të bvëhen shumë shpejt publike që faktojnë lidhjet e drejtëpërdrejta të eksponentëve të mazhorancës me grupe të krimit të organizuar ku flitet hapur për shitblerje votash, për ushtrim jo vetëm të favoreve që pushteti sjell me vete por edhe lekëve që përdoren në fushatë dhe ku kërkohet të kthehen lekët për persona që nuk kanë dalë të votojnë apo persona që nuk kanë votuar në mënyrë të supozuar sipas angazhimit monetar që kanë marrë. Janë publike dhe fakte që nuk janë prodhuar nga opozita.

Ivi Kaso Paralajmërimi Qeveri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.