Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ulsi Manja: Në terren nuk jemi aty ku duhet, gjithçka e presim nga kryeministri Rama

17:14 / April 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ulsi manja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa foli në Kongresin e Partisë Socialiste, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se kjo forcë politike e cila është zgjedhur zgjedhur nga qytetarët për një mandat të tretë, nuk është në lartësinë e duhur në terren. Ai tha se nuk duhet të presim çdo gjë nga Edi Rama dhe të mendojmë se votat i merr ai dhe ne te shkojmë thjesht si komisionerë.

Duke i’u referuar asaj që tha Ministri i Drejtësisë, ai theksoi se partia ka një nevojë urgjente për ndryshim dhe ristrukturim në bazë. Manja vijoi më tej, duke shtuar se propozimi i tij është “reformimi i thellë strukturor i PS në çdo qelizë që duhet të fillojë që nga burimet njerëzore në terren, pra nga lart poshtë”.

“Duhet të ketë lider, frymë dhe organizim të fuqishëm në territor. Ne kemi Edi Ramën që përçoi një mesazh të fortë politik, për mandatin tonë të katërt në 2025. Pyetja është po organizimi ynë në territor? A i përgjigjet lidershipit? Në fakt vij nga një eksperiencë zgjedhore jo më larg se 6 marsi. Patëm mundësinë të testojmë motorin elektoral. Dhe organizmi ynë strukturor në Territor nuk është ai që duhet të kemi. Nuk është sepse duket se për shkak mungesës së opozitës politike. Duke sikur kemi rënë në gjumë. Gjithçka e presim nga Edi Rama si kryeministër. Ne themi duhet të shkojmë komisionerë se votat i merr Edi Rama. PS ka një kundërshtar shumë të madh dhe është vetë PS. Vetkënaqësia. Ide e pathyeshmërisë është ajo që duhet të zgjidhim.” deklaroi Ulsi Manja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.