Në konferencën për mediat të ditës së sotme, Presidenti i Republikës, Ilir Meta u pyet edhe lidhur me legalizimin e kanabisit në Shqipëri, për të cilin Meta u shpreh se kjo nismë ka për qëllim të legalizojë krimin në vend.
Kreu i shtetit viijoi më tej duke shtuar se, një veprim i tillë do të shkatërronte bujqësinë dhe blegtorinë shqiptare.
“Kjo e kanabisit nuk është e re. Ajo ka filluar që me vizitën tek nënë Feridea. Tani kërkon të ligjërojë kriminalizimin e shtetit dhe organeve ligjëzbatuese. Ti vihet kazmën bujqësisë dhe blegtorisë. Kjo është e qartë. Por besoj është shumë e përkohshme. Dëshirë që vetëm shpejton zhvillimet për të kthyer Shqipërinë në një vend normal. Drejtësi njësoj për të gjithë.” tha Meta.
