Pas Kongresit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama mbajti një konferencë me gazetarët, ku foli edhe për deklaratat e Presidentit Ilir Meta pasditen e sotme.
Teksa komentonte këtë çështje, Rama nënvizoi se Gjykata Kushtetuese ka rënë dakord me Parlamentin që ai e ka shkelur Kushtetutën. Megjithatë, vazhdoi Rama duke ironizuar, diferenca qëndron në faktin që sipas Kushtetueses, “shkeljet e Presidentit na qenkan të lehta”.
“Gjykata Kushtetuese ka rënë dakord me Parlamentin që Presidenti ka shkelur Kushtetutën. E vetmja gjë që e ka ndarë nga Parlamenti është se, sipas saj, shkeljet e Metës na qënkërkan të lehta. Nuk dua të komentoj vendimet e GJK, por dua të them që Meta si President është një turp kombëtar. Dhe se çfarë do të bëjë pasi të ikë nga Presidenca nuk më intereson… T’i mbarojë koha sa më shpejt dhe ky turp t’i takojë sa më shpejt të kaluarës”, u shpreh Rama.
