Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Abissnet Superiore/ Partizani fiton me përmbysje ndaj Teutës, Vllaznia bën paqe me Laçin

20:07 / April 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
faa 770x371 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partizani ka marrë sot fitoren e dytë radhazi në kampionat duke e parë tashmë veten në vendin e katërt, me vetëm 4 pikë larg vendit të tretë i cili të çon në Evropë. Skuadra e drejtuar nga Dritan Mehmeti përmbysën me rezultatin bindës 3-1 Teutën, në një ndeshje mjaft të luftuar të luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”.

Në fillim ishin durrsakët ata që kaluan të parët në avantazh në minutën e 27-të me anë të Ivanov, i cili i gjeti kohën e duhur topit me një goditje me kokë, duke bërë të pavlefshme daljen e portierit Hoxha.

Por në fundin e pjesës së parë, Skuka gjeti golin e barazimit për të kuqtë. Edhe pse në fillim u anullua për pozicion jashtë loje, arbitrat u rikthyan për ta riparë në VAR, nga i cili u konstatua se pozicioni i sulmuesit dibran ishte i rregullt sepse topin i’a kishte pasur një lojtar i Teutës. Pjesa e parë mbyllet 1-1.

Në të dytën është Bitri ai që realizon në minutën e 53-të. Qendërmbrojtësi beratas u zhyt me kokë, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit mik. Partizani mbron këtë përmbysje deri në fund, madje shënon edhe golin e tretë.

Në ndeshjen tjetër, Vllaznia dhe Laçi ndajnë nga një pikë mes tyre në barazimin pa gola. Shkodranët nuk fitojnë prej 5 ndeshjeve në kampionat, ndërsa Shpëtim Duro rikthehet me një pikë në stolin kurbinas, që duket pozitive në transfertë, pasi Laçi mban vendin e dytë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Surpriza në mbrojtje dhe sulm, publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

20:27 / September 26, 2026

Shpërthen në flakë autobusi në hyrje të tunelit të Elbasanit, bllokohet rruga

17:39 / September 26, 2026

Rregulla të reja për platformat online

17:32 / September 26, 2026

Rikthehet Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

16:29 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.