Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Këlliçi komenton Kongresin e PS: Anti-SPAK nuk dha asnjë alternativë

20:58 / April 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kellici 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka dhënë një deklaratë për mediat pas përfundimit të Kongresit të PS-së, ku deklaroi se gjatë tij nuk u dha asnjë alternativë për zgjidhjen e krizës.

Këlliçi e cilësoi Kongresin e socialistëve që u zhvillua sot si një Kongres anti-SPAK, duke theksuar se është kriminale mënyra se si Edi Rama i bëri sot presion drejtësisë.

“Në vend që të tregonte investimet, Rama kërcënoi me burg opozitën. Sot shqiptarët panë se si imitimi i praktikave komuniste sot kaloi në perfeksion. Sot Ramën do ta kishin zili dhe diktatorët më famëkeq të globit për shfaqjen e shëmtuar që ai na dhuroi. Është i pafalshëm presioni që Rama ushtroi ndaj organeve të drejtësisë. Frika që ka kapur Ramën e detyroi t’i bënte shantazh drejtësisë, duke treguar se drejtësinë e trajton si organizatë të partisë së tij. Unë besoj që partnerë – që kanë hartuar reformën në drejtësi – të kryqëzojnë këtë sjellje të diktatorit Rama.

Sot nuk u diskutua asnjë problem, asnjë alternativë dhe asnjë lehtësim për krizën ekonomike. U fol për urrejtjen ndaj opozitës për faktin që opozita e kapur është një ëndërr që nuk ekziston më. Sot përballë Ramës ndodhet një opozitë reale që do ia shkurtojë ditët Ramës një orë e më parë. Rama u dha porosi delegatëve që termin Rilindje të mos e përmendin më. Rama u tregoi sot shqiptarëve se oferta e vetme që ka për vendin është hashashi. Asnjë fjalë për të rinjtë e këtij vendi, asnjë fjalë për varfërinë që ka pllakosur vendin. Nuk foli për ministrat e tij që janë pas hekurave. Iu hakërrye drejtësisë, për shkak se ka dënuar zyrtarët, për shkak se kanë shkelur ligjin dhe e kërcënoi. Rama ishte i tmerruar, pasi laku po shtrëngohet”, tha Këlliçi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.