Ndeshja e radhës e boksierit shqiptar, Florian Marku do të zhvillohet në Tiranë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë boksieri.
Me anë të një postimi në “Facebook”, Marku njoftoi se janë në bisedime për të zhvilluar një ndeshje në Tiranë dhe së shpejti do të publikojë edhe datën.
Më tej, boksieri i njohur dhe shumë i suksesshëm falënderoi shqiptarët për mbështetjen që i kanë ofruar në ndeshjen e tij të fundit. “Jam shumë i lumtur. Faleminderit të gjithë shqiptarëve për përkrahjen. Në Newcastle u duk sikur isha në Shqipëri. Ndeshja e radhës jemi në diskutim që të zhvillohet në Tiranë. Së shpejti do ju tregoj datën”, shkroi Marku në postimin e tij.
Kujtojmë se javën e kaluar, Florian Marku arriti të mposhtë anglezin Chris Jenkins me noakut dhe kështu e mbrojti titullin kampion për pesha të lehta.
