Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Legalizohen “Shtëpitë e Zotit”, në Elbasan gjenden 80 xhami, me dokumente të rregullta vetëm gjysma e tyre

16:34 / April 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
29667004 A62cAHiDSwqj1mk0ob OfFMffjBGEk2TtUPAnAYGlMY1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E ndërtuar në gjurmët e së vjetrës, xhamia e Ballijes do të jetë objekti më I ri fetar në Elbasan. Në këtë qark nga 80 xhami vetëm 40 prej tyre rezultojnë me dokumentacion të rregullt.

“Pjesa më e madhe është ndërtuar pas viteve ’90 dhe pjesa tjetër  janë xhami që kanë qenë xhami të vjetra. Edhe xhamia e Ballijes është ndërtuar në themelet që ka qenë xhamia e vjetër.”

Në një vit janë legalizuar 14 xhami, ku pjesa më e madhe janë pajisur me certifikatë e gjatë muajit të ramazanit. Myftu Agim Duka e cilëson ligjshmërinë e këtyre objekteve si një dhuratë për besimtarët myslymanë.

“Është një gëzim, me këtë rast të muajit të Ramazanit dhe shpresoj që ky proces të vazhdojë me këtë ritëm, që besimtarët të ndihen më të qetë.”

Por teksa për gjysmën e xhamive procesi i legalizimit ka përfunduar shumë të tjera dhe veçanërisht ato që gëzojnë statusin monument kulture mbeten ende në pritje.

“Kemi xhaminë mbret, që është monument kulture dhe kanë një procedurë tjetër sepse varen nga Ministria e Kulturës dhe shpresojmë që këto të jenë drejt legalizimit.”

Me dokumentacion të rregullt janë pajisur edhe kishat.

“Procedura është e njëjtë, ligji është njëlloj si për banesat, si për objektet e kultit. Dosja duhet të plotësohet. Pas plotësimit të dosjes, nëse plotësohen kriteret ligjore ne dalim me vendim.”

Drejtori i kadastrës së Elbasanit, Mariglen Disha bën thirrje që për objektet që nuk janë përfshirë ende në procesin e legalizimit të nisë aplikimi dhe dorëzimi I aplikacionit të nevojshëm.

80 xhami Elbasan legalizohen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi miraton me 74 vota projektligjin për huanë nga SHBA opozita nuk merr pjesë në seancë

16:26 / July 27, 2026

Marrëveshja me SHBA-në për huanë, Kuvendi mblidhet sërish dhe nis diskutimet pa praninë e medias, PD bojkoton seancën

16:09 / July 27, 2026

PS kërkon 60 ditë përjashtim nga seanca dhe kallëzim në SPAK për Agron Shehaj/ Rrëmbeu nga zyra e Kuvendit dokumentin konfidencial të marrëveshjes me SHBA

14:16 / July 27, 2026

Shefi i Policisë rrëfen negociatat me Refit Buzin, Koroveshaj: Më kërkoi të afrohesha i vetëm dhe i paarmatosur   

14:08 / July 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.