Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Gjermani, ku ndër të tjera është takuar me kryetaren e bashkisë së Berlinit, Franziska Giffey.
Ndërkohë që hyn brenda në godinën e bashkisë, Rama shprehet se ka qenë njëherë aty kur ai ka qenë kryetar i bashkisë Tiranë.
“Kam qenë njëherë këtu kur kam qenë kryear i bashkisë Tiranë, shumë kohë më parë”, deklaroi Rama.
“Kur je njëherë kryetar bashkie, mbetesh përherë kryetar bashkie”, tha kryebashkiakja e Berlinit.
Ndërkaq, si Rama ashtu edhe Giffey kishin përgatitur nga një dhuratë për njërin tjetrin. Kreu i qeverisë shqiptare i kishte bërë si dhuratë kryebashkiakes së Berllinit një model këpucësh tradicionale shqiptare.
“Model artizanal i këpucëve tradicionale shqiptare. Është tërësisht e bërë me dorë”, tha Rama.
