Dy bukuroshet e njohura, Jonida Vokshi dhe Elvana Gjata kanë një miqësi shumë të ngushtë me njëra-tjetrën e cila qëndron e fortë prej vitesh. Madje, duket se shoqëria e tyre forcohet më shumë me kalimin e viteve.
Ditën e sotme, aktorja feston ditëlindjen e saj dhe npadyshim që Elvana ishte ndër të parat që e uroi atë, duke i dedikuar një urim me fjalë zemre.Teksa postoi një foto të Jonidës në “Instastory”, Elvana shkruan:
“Gëzuar ditëlindjen buzëqeshjes më shkëlqyese dhe zemrës më të pastër.”

Kujtojmë se Elvana dhe Jonida janë mikesha të ngushta prej vitesh, që në kohën kur ishin në shkollë. Madje, në martesën e aktores Elvana ishte ajo që kurorëzoi dashurinë e Jonidës me Besnikun në altar.

