Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kuvend, Xhaçka – Berishës: Mashtrues, shëmbëlltyrë e vdekjes politike

20:54 / April 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
e639a111 19d6 465d b1fd 8d9cee8c7308
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, në fjalën e saj gjatë seancës plenare në Kuvend, iu kundërpërgjigj deklaratave të opozitës.

Ministrja Xhaçka theksoi se bashkëshorti i saj po investon në pronën e tij private dhe se nuk ka përfituar asnjë pronë të shtetit.

“Berisha mashtrues! Bashkëshorti im s’ka përfituar asnjë cm2 tokë nga ky shtet. Dhe si për çdo biznesmen që punon me djersë e riskon në këtë vend, unë jam krenare për burrin tim, po gruaja juaj, është krenare për ju? Berisha, je shëmbëlltyrë e vdekjes politike që i ulërin dëshpërimi i vulës së fatit të vet. Fatin e ke shkruar vetë me duart e përgjakura të pushtetit tënd politik. Vulën ta ka vënë aleati ynë strategjik”, u shpreh ministrja Xhaçka.

Gjatë fjalës së saj, Ministrja Xhaçka vlerësoi rezultatet e Këshillimit Kombëtar, duke theksuar se 59% e shqiptarëve mbështesin nismën e Ballkanit të Hapur.

“Ka dy arsye kryesore përse ne po punojmë kaq fort për Ballkanin e Hapur. Në njërën anë, sepse kjo nismë është një mekanizëm që zbaton e bën më efikase proceset e parashikuara në Procesin e Berlinit duke ju dhënë atyre pronësi lokale. Së dyti, dimensioni strategjik i kësaj nisme e cila në fakt, ashtu si Procesi i Berlinit, ngrihet mbi filozofinë që zgjidhja e problemeve që ka ende sot rajoni, kalon nga bashkëpunimi e integrimi”, tha ministrja Xhaçka.

Mbi 500 mijë shtetas shqiptarë u bënë pjesë e Këshillimit Kombëtar, duke dhënë mendimin e tyre për disa prej çështjeve më të rëndësishme që prekin vendin tonë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

PD: KAYO, skemë e Ramës për t’u kaluar privatëve miliona euro e prona shtetërore! Berisha: Provat do t’ia çojmë partnerëve ndërkombëtarë e SPAK

13:44 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026

Veliaj rikthen Sara Goxhajn si nënkryetare të Bashkisë së Tiranës, emëron edhe ish-deputetin dhe ish-prefektin Sadi Vorpsi

23:01 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.