Pas famës së madhe që mori me pjesmarrjen në “Big Brother VIP”, Beniada Nishanit duket se po i hapen pafund dyer. Së fundmi, modelja shqiptare ka marrë pjesë në emisionin e famshëm “Tiki Taka”, i cili transmetohet në gjigantin italian Mediaset. Kjo është bërë me dije nga vetë Beniada e cila ndau disa foto nga prapaskena.
“Tiki Taka” është një emision sportiv i cili drejtohet nga moderatori Piero Chiambretti dhe si duket, e ftuar në puntatën ka qënë dhe modelja shqiptare. Në fakt, pas famës së madhe që mori në “BBVIP”, modelja bukuroshe tpo angazhohet shumë tashmë dhe në televizion.



