Eleni Foureira ose ndryshe, Entela Fureraj, e lindur në 7 mars 1987 në qytetin e Fierit, është një ndër këngëtaret më të famshme dhe më të diskutuara në shtetin fqinj, Greqi.Këngëtarja njihet për energjinë që ka gjatë performancave në skenës.Ajo bëri namin në “Eurovision” me hitin e saj “Fuego”, gjithashtu edhe pak javë më parë në koncertin e Malumas, ku ishte e ftuara speciale.
Epo gjatë super performancave të saj do ndodhin edhe të papritura, siç ka ndodhur së fundmi.
Eleni ishte duke performuar në një klub të Athinës ku u përball me një situatë të pakëndshme teksa po kërcente me balerinat krah saj, ku për një moment rrëzohet.
Mirëpo, një pjesë e publikut nuk e kuptuan se këngëtarja u rrëzua.Ajo reagoi menjëherë duke bërë të duket pothuajse si një lëvizje kërcimi.
