Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Basha reagon për shpalljen “non grata” të Aqif Rakipit: Koha provoi sërish që kishim të drejtë

13:01 / April 12, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha 20 590x354 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me shpalljen “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ish-deputetit socialist, Aqif Rakipi. “Koha na dha prapë të drejtë” nis Basha postimin e tij. Sipas asaj që shkruan Basha, Aqif Rakipi, Tom Doshi dhe Vangjush Dako, të tre të shpallur “non grata” nga SHBA kanë kryer së bashku me kryeministrin Rama “masakrën zgjedhore.” Me po të njëjtin term , ish-kryedemokrati ka cilësuar edhe zgjedhjet e përgjithshme të 15 prillit.

“Koha na dha prapë të drejtë! Aqif Rakipi, Tom Doshi, Vangjush Dako janë bedelët me të cilët Edi Rama kreu masakrën zgjedhore dhe tjetërsoi vullnetin e shqiptarëve që kërkonin ndryshim”, ka shkruar Basha.

Basha listo gjithashtu edhe argumentet e DASH-it në lidhje me arsyet se përse Rakipi është futur në listën e zezë.

“Në argumentimin nga Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara për sanksionet ndaj Aqif Rakipit theksohet: “Grupe të shumta të krimit të organizuar (GKO) në Shqipëri kanë ofruar para, dhurata ose premtime për vende pune apo lëshime në këmbim të votave për partinë e tyre të preferuar politike”. Ky paragraf tregon se si i “fitoi” zgjedhjet Edi Rama në 2017 dhe në 2021. Kriza në të cilën ndodhet sot Shqipëria, është pasojë e shkatërrimit të institucioneve demokratike dhe të procesit zgjedhor, që dje u konfirmua edhe nëpërmjet sanksioneve të Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Edhe pse këtë duhet ta kishin bërë organet ligjzbatuese shqiptare, ai është një lajm i mirë që partneri ynë strategjik SHBA është fokusuar në luftën kundër korrupsionit që po minon demokracinë dhe po shkatërron mirëqenien e shqiptarëve”, vijon postimin Basha.

Dje DASH ka shpallur një listë tjetër me të padëshiruarit për të hyrë në SHBA, mes të cilëve është ish-deputeti Aqif Rakipi dhe biznesmeni Ylli Ndroqi. Sipas DASH, Rakipi është i përfshirë në krim të organizuar dhe përmes kësaj ka influencuar dhe në politikë. “Aqif Rakipi është një ish-deputet famëkeq nga Elbasani, Shqipëri, i cili ka ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri. Grupe të shumta të krimit të organizuar (GKO) në Shqipëri kanë ofruar para, dhurata ose premtime për vende pune apo lëshime në këmbim të votave për partinë e tyre të preferuar politike”, argumentohet nga DASH.

Duke përdorur këtë aktivitet dhe paranë, DASH thotë se Rakipi ka bërë emërime në poste kyçe në politikë. “Rakipi ka qenë prej kohësh i përfshirë në krimin e organizuar dhe është i lidhur ngushtë me një Grup Krimi të Organizuar, brenda të cilit ai ka ushtruar ndikim politik, përfshirë edhe përmes korrupsionit. Rakipi ka përdorur ndikimin e tij politik për të emëruar miqtë e tij në pozicione kyçe publike në Elbasan dhe Tiranë”.

Aqif Rakipi ka qenë deputet deri në janar të 2018-ës, kur KQZ ia hoqi mandatin pasi nga një hetim i prokurorisë kishte rezultuar se ai nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit ndalimet nga policia në Itali. “Non grata” është shpallur dhe familja e tij. Djali i Aqif Rakipit, Ornaldo Rakipi është deputet i Parlamentit, i zgjedhur nga listat e PS-së në Tiranë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.