Sot, Kolegji i Posaçëm i Apelimit mbajti seancën e radhës në të cilën ka vendosur riçeljen e hetimit gjyqësor ndaj drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.
Mësohet se në këtë proces nuk do të pranohen dëshmitarë, ndërsa raportohet se do të paraqiten prova të reja në shkallën e dytë të vettingut.
“Pasi dëgjuam parashtrimit e komisionerit publik e atë te subjektit te rivlerësimit, vendosi te riçelë hetimin e te merren provat e depozituara nga Imeraj. Riçelet hetimi gjyqësor. Është rrëzuar kërkesa për thirrjen e dëshmirarëve. Si dhe refuzohet kërkessa për të thirrur si dëshmitar anëtaret e KLPK të shkallës se pare veting si dhe teo jacobs’”, u shpreh Ina Rama drejtuese e trupës gjyqësore.
Kujtojmë se në prill të vitit 2021, vendimi i shkallës së parë e Vetingut konfirmoi në detyrë Elisabeta Imerajn, me arsyetimin se përmbush të tre kriteret; ligjshmërinë e pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizimin. Mirëpo, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Komisioneri Publik kërkojnë shkarkimin nga detyra të kryeprokurores së Tiranës, me pretendimin se ajo nuk përmbush asnjërin nga kriteret.
