Zbardhen të tjera qëndrime në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të PD. Përveç debatit mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj ka pasur dhe ndërhyrje nga deputetë të tjerë.
Deputeti i PD Ferdinand Xhaferaj deklaroi se për grupit e PD Yuri Kim është ambasadore e nderuar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe jo ‘guvernatore’.
Termi guvernatore është përdorur nga Berisha për ambasadoren e SHBA. Nga Xhaferaj ka pasur gjithashtu një akuzë për Berishën dhe Alibeajn.
“Për grupin e PD, Yuri Kim është ambasadore e nderuar e SHBA-ve dhe jo guvernatore! Si Berisha, si Alibeaj nuk po bëjnë përpjekje për bashkim, s’po bëni bashkim por rrënim!”, mësohet të ketë thënë Xhaferaj.
