Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“L’Equipe” zbulon favoritin kryesor për “Topin e Artë” 2022

14:35 / April 12, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
topi i arte 1 780x439 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Topi i Artë” 2022 do të ketë një risi, duke filluar nga ky vit: do të jepet për sezone të plota futbolli (nga korriku deri në qershor e ardhshëm) dhe jo për vite kalendarikë. Ndaj, çmimi i radhës, ai i vitit 2022, do të jepet në verë, pasi të kemi përfunduar këtë Champions League dhe kampionatet përkatëse kombëtare, pa llogaritur Botërorin e nëntor-dhjetorit. Sipas “L’Equipe”, Karim Benzema ka nisur të kryesojë listën e favoritëve për ta fituar trofeun prestigjioz. Nuk është i vetmi, por kryesori. Është e rëndësishme që “L’Equipe” ta thotë këtë, pasi “vëllai i tij i gjakut”, revista “France Football”, organizon dhe shpërndan çmimin e lakmuar.

Sipas “L’Equipe”, meritat e Benzema për të udhëhequr listën e favoritëve janë si vijon: një ‘hat-trick’ në 1/16 e Champions League kundër PSG-së (3-1, më 9 mars); një tjetër ‘hat trick’ në ndeshjen e parë çerekfinale kundër Chelsea (3-1, të mërkurën e kaluar); 24 gola, tani për tani, në La Liga (është afër fitimit të trofeut të tij të parë ‘Pichichi’); Liga e Kombeve me Francën në tetor 2021; 5 gola për kombëtaren që nga shtatori… Me fjalë të tjera, në moshën 34-vjeçare, qendërsulmuesi i Real Madridit ka shumë shanse për të fituar atë që do të ishte “Topi i Artë” i tij i parë. “Topi i Artë” i vitit 1991, francezi Jean-Pierre Papin, siguroi për “L’Equipe” se Benzema duhet të jetë fituesi për këtë vit. Karim do të ishte “Topi i Artë” i katërt francez pas Kopa, Platini dhe Papin.

“L’Equipe” thekson “evolucionin e vazhdueshëm, qëndrueshmërinë e tij në elitë, përmirësimin e imazhit, mënyrën për t’i bërë të tjerët më të mirë, lehtësinë për të shënuar, thjeshtësinë në raport me bashkëlojtarët…” Trajneri i tij, Carlo Ancelotti, theksoi dje: “Karim është përfaqësimi i përsosur i asaj që duhet të jetë një qendërsulmues sot. Është gjithçka që futbolli modern duhet të kërkojë nga një sulmues: të finalizojë, të luajë, të punojë në mbrojtje, të mos humbasë topin…”

“Topi i Artë” i radhës do të dorëzohet fizikisht në tetor. Sigurisht që Benzema nuk është kandidati i vetëm. Liga e Kampionëve do të jetë ajo që përcakton, me siguri, fituesin përfundimtar. Konkurrenti i tij kryesor mund të jetë Robert Lewandowski, nga golat dhe nga loja. “L’Equipe” thekson kandidatët e tjerë të vegjël, duke filluar nga Sadio Mané. Sulmuesi i Liverpool-it fitoi Kupën e Kombeve të Afrikës këtë dimër me Senegalin, pak para se të ishte vendimtar në “play-off” e Kupës së Botës kundër Egjiptit. Nëse ai fiton Pemier League, ‘FA Cup’ dhe Champions League, gjërat do të vështirësoheshin edhe për Benzema.

Rregullat e reja të “Topit të Artë” iu japin më shumë rëndësi arritjeve individuale sesa atyre ekipore. Në këtë kuptim nuk duhet harruar… Kylian Mbappé, pavarësisht dështimit të PSG-së në Champions League.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi organizon sot konferencën ndërparlamentare për zgjerimin e BE-së

08:38 / September 28, 2026

Rama ndan pamje nga rruga Shirokë-Zogaj: Një udhëtim mes liqenit dhe malit

08:34 / September 28, 2026

Pas shkarkimit të Vlora Hysenit, Presidenti Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

08:25 / September 28, 2026

Portieri refuzon të luajë, Irlanda rregjistron një mbrojtës si ‘gardian rezervë’ ndaj Izraelit…

16:05 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.