Boris Johnson ka kërkuar ndjesë publike pasi u gjobit sot nga policia për thyerje të rregullave gjatë periudhës së karantinës.
“Kam paguar gjobën dhe kërkoj edhe një herë falje”, deklaroi kryeministri britanik.
I pyetur nëse ai do të dorëhiqej për shkak të gjobës Johnson deklaroi:
“Unë dua të jem në gjendje të vazhdoj deri në fund të mandatit që kam dhe të trajtoj problemet me të cilat vendi po përballet tani”, u shpreh ai.
Duke folur për festën që u bë shkak që ai të gjobitej për shkelje të rregullave, Johsnon tha se nuk e kishte menduar diçka të tillë.
“Me gjithë sinqeritetin tim, në atë kohë nuk më shkonte mendja se kjo mund të ishte shkelje e rregullave”, tha Johnson.
