Një gjyshe ruse ka thyer internetin me videon e saj epike teksa kërcen rep në liqenin e ngrirë të Bajkalit, në temperatura -30 gradë Celcius.
Video është filmuar më herët në shkurt në Listvyanka “kur godet i ftohti më i ashpër”, thotë gjyshja Galina Kharitonova për tabloidin rus Komsomolskaya Pravda. Ajo thotë se është mësuar me të ftohtin pasi prej tre vitesh është marrë me not në temperatura të akullta prej tre vitesh.