Ditët e fundit, dy artistët e njohur Semi Jaupaj dhe Ylli Limani kanë shkëmbyer disa komente në “Instagram” me të cilat kanë ngritur shumë dyshime tek ndjeksit e tyre se ata janë në prag të publikimit të ndonjë bashkëpunimi.
Teksa këngëtari kosovar ka shpërndarë në profilin e tij zyrtar një video me këngën e tij të re, një vëmendje të madhe ka marrë komenti i Semit e cila i shkruan: “Boll bre mshele gojën”, e cila është një frazë e shkëputur nga videoja e tij. Nga ana tjetër, Ylli i përgjigjet komentit të saj: “Kush e ka gati këngën e re kush?”
Vetëm 2 komente të bëra ndaj njëri tjetrit kanë mjaftuar për të ngritur një lumë aludimesh se ata po sjellin një bashkëpunim të dy. Por, nuk përjashtohet as mundësia se ky mund të jetë një bashkëpunim për tekstin ose muzikën siç ndodhi pak muaj më parë.
Kujtojmë se pas daljes nga “Big Brother VIP”, Semi nxorri këngën e titulluar “Mos u kthe”. Në realizimin e kësaj kënge, këngëtarja ka bashkëpunuar me Yll Limanin për këtë këngë pasi ai i ka shkruar tekstin dhe ka krijuar melodinë.
“Mos u kthe” është dukshëm një referencë për historinë e dashurisë së tyre, pra Donaldit dhe Borës, ku theksojmë se Semi është një mikeshë e ngushtë e moderatores. Vetëm pak javë pasi Donaldi u lidh me Beatrix, Semi lançoi një këngë ku i këndon një çifti të ndarë, në një dhomë që duket sikur imiton muret e “Big Brother VIP” dhe mbi të gjitha vendosi një foto të ngjashme me puthjen e Gustav Klimt.
