Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Sportisti shqiptar dëbohet nga Zvicra, dënohet dhe me burgim

09:57 / April 13, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Zvicrra 8958127772 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata më e ulët i kishte caktuar 10 vite dëbim. Është ende e paqartë nëse ai do të apelojë vendimin në Gjykatën Federale. Shkalla e dytë mbetet në cilësimin e rastit si lëndim të rëndë trupor dhe kjo nënkupton dëbim nga vendi dhe 19 muaj burgim. Është ende e paqartë nëse kosovari do ta apelojë vendimin në Gjykatën Supreme Federale.

Përleshja para një klubi në qytetin e Lucernit ka ndodhur pesë vjet më parë. Dëshmitë dhe disa video-incizime kanë inkriminuar kosovarin, të cilin, Gjykata Penale e Luzernit e kishte dënuar për lëndim të rëndë trupor, transmeton albinfo.ch. Përleshjes i ka paraprirë një debat për një “joint” (racion droge), e cila ka shtyrë të akuzuarin të godasë viktimën.

Viktima, një zviceran, nuk është shëruar nga kjo goditje, nuk ishte në gjendje të punonte dhe madje i është dashur të regjistrohej për pension invaliditeti, shkruan Luzerner Zeitung. Mirëpo, 28-vjeçari kosovar nuk e sheh veten si autor, por si viktimë. Ai thotë se ka vepruar në vetëmbrojtje.

Në seancën e apelit në Gjykatën Kantonale të Lucernit, i akuzuari ka “luftuar” kundër dëbimit disavjeçar nga vendi. Avokati i tij mbrojtës e quan veprën e klientit të tij “sulm të thjeshtë” dhe, rrjedhimisht, ky dënim nuk do të rezultonte me dëbim nga vendi.

Kikboksieri e dinte se si funksiononin goditjet

Por, sipas Gjykatës Kantonale të Lucernit është përmbushur vepra penale e tentativës për lëndim të rëndë trupor, përcjell albinfo.ch. Dëshmitë si dhe video-incizimet e shikuara e kanë vërtetuar qartë këtë. Nuk mund të bëhet fjalë për vetëmbrojtje, tha gjyqtari në hapjen e aktgjykimit. Duke qenë se lëndimi i rëndë trupor është një e ashtuquajtur vepër e katalogut dhe kjo rezulton automatikisht me dëbim nga vendi, 19 muajt e burgimit me kusht shoqërohen me 7 vjet dëbim nga vendi.

Në justifikimin e tij të shkurtër, gjyqtari tha: “Njeriu me përvojë në artet marciale dinte për pasojat e goditjeve dhe grushtave të tij.
Gjykata Kantonale e Lucernit ka shqiptuar verdiktin gojarisht.

Sa i përket dëbimit nga vendi, gjyqtari shton: “Edhe pse i akuzuari ka kaluar fëmijërinë dhe adoleshencën e tij në Zvicër dhe gjithashtu ka përfunduar këtu praktikën (kualifikimin), nuk priten vështirësi personale”.

Ai i është përmbajtur sistemit ligjor zviceran deri në krimin e tij të kryer në vitin 2017. Por ai mund ta gjejë veten në Kosovë, si profesionalisht, ashtu edhe në aspektin social, transmeton albinfo.ch. Dëbimi nga vendi, i cili është tre vjet më i shkurtër sesa ishte kërkesa e gjykatës penale, është i justifikueshëm.

Kosovari ka ardhur në Zvicër në vitin 1997 në moshën katërvjeçare, këtu ka ndjekur shkollimin dhe ka mësuar një zanat. Ai ka një vend pune dhe tani jeton me gruan e tij në rrethinën e Lucernit. Është ende e paqartë nëse ai do të apelojë vendimin në Gjykatën Federale. Aktgjykimi u dërgohet palëve me shkrim./ Express

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Surpriza në mbrojtje dhe sulm, publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

20:27 / September 26, 2026

Shpërthen në flakë autobusi në hyrje të tunelit të Elbasanit, bllokohet rruga

17:39 / September 26, 2026

Rregulla të reja për platformat online

17:32 / September 26, 2026

Rikthehet Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

16:29 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.