Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka bërë publike dje këngën e saj më të re, e cila vjen në bashkëpunim me Dj Geek. Mesa duket, kënga duket se është një dedikim për Donald Veshaj, me të cilin ajo pati një romancë kur ishin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Nga sa kuptohet mes rreshtave, Beatrix lë të kuptohet se ajo është përdorur nga aktori i humorit dhe se ai nuk e ka dashur kurrë.
“S’e kam menduar që je kaq idiot, lotët e mia nuk i meriton” janë disa nga fjalët që përbëjnë vargjet e këngës së Beatrix. Mirëpo, përveç tekstit, vëmendje të madhe tërhoqi edhe paraqitja e këngëtares. Ajo shfaqet me një kostum latex të zi nga koka te këmbët dhe me një maskë në fytyrë ku duket si një “catwoman”.

Kjo veshje nuk është aspak e rastësisshme. Beatrix ka zgjedhur të kalojë nga MJ te Catwoman. MJ është partnerja e Spiderman, personazhit të preferuar të Donaldit. Kur ishte brenda shtëpisë së famshme, aktori ka treguar shpeshherë adhurimin për super heroin.
Madje, Trixa bëri dhe shenjën tipike që bënte Donaldi, si një mbështetje gjatë kohës kur ishte në Dubai. Kujtojmë që kënga vjen vetëm dy ditë pasi Donaldi theu heshtjen dhe pranoi publikisht se po përpiqej të rifitonte Bora Zemanin.

Përmes një postimi në Instastory, aktori tha se kishte mbyllur disa porta që nuk duhej t’i kishte hapur kurrë. Më tej, ai shkroi se po pret që me ndihmën e diellit “Bora të shkrihet”.

