Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Braçe kundër bordeve dhe qeverisë: Nuk po bëjnë transparencë, vazhdon të abuzohet

15:59 / April 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Brace 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërhyrja e qeverisë në tregun ushqimor dhe atë të hidrokarbureve duke përcaktuar çmimet tavan duket se nuk po shmang abuzimin.

Vetë përfaqësuesi i mazhorancës, Erion Braçe ngriti shqetësimin në Komisionin e Ekonomisë se sërish konkurrenca në tregje mungon sepse vendimet e bordeve vetëm sa kanë unifikuar çmimet.

“Bordet janë të përkohshme, e përhershme duhet të jetë liria dhe konkurrenca në tregje. Çmimet të mos caktohen më siç po caktohen më sepse pavarësisht se bordet po tentojnë të mbrojnë konsumatorin, praktikisht po ndiqen nga operatorët, sipërmarrjet, biznesi, me çmi9me të unifikuara. Sot kudo shitet me të njëjtin çmim në tregun e hidrokarbureve, ndërkohë që më parë ishin më lirë. Janë unifikuar çmimet. E njëjta histori edhe te produktet ushqimore aty ku ka kontroll sepse aty ku nuk ka, vazhdon të abuzohet si më përpara”, theksoi Braçe.

Edhe pse emrin e kanë bordi i transparencës, sipas Braçes, vetëm transparencë nuk po bëhet për mënyrën se si blihet me shumicë dhe si shitet në tregun e pakicës.

“Edhe me bord, mungesa e transparencës është themelor, dikush fsheh diçka, duhet kuptuar si blihet nafta, si furnizohen, si kompanitë e shumicës furnizojnë pakicat që në disa raste janë po të njëjtat dhe ndikojnë drejtpërdrejt në çmime. Bordi me formulën e caktimit të çmimit të hidrokarbureve, ende nuk po bën të qartë transaksionet nga blera në bursë e deri në shitjen në stacionet e pompimit të naftës. Në burse nuk blihet sot për nesër, por për 1-6 muaj. Ka çmime komplet të ndryshme. Gjithçka që ndodhu në harkun 2-3 ditëve duke shkuar çmimi në 260 lekë për litër në mënyrë abuzive, reflekton shkallën e lartë të integrimit dhe përqendrimit”, deklaroi Braçe.

Duke e konsideruar këtë një mbrojtje të sforcuar të konsumatorit, Erion Braçe u shpreh se funksionimi i përkohshëm me borde nuk jep zgjidhje afatgjata dhe se Autoriteti i Konkurrencës duhet të ketë një rol më proaktiv me hetimet në tregjet me rëndësi jetike, për të ndëshkuar shkelësit e konkurrencës dhe abuzuesit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.