Pak pas mesnatës së sotme, rreth orës 01:15, një makinë tip “fuoristradë u gjend e djegur në qytetin e Vlorës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kanali i Motorrit”.
Sipas policisë, automjeti që është konstatuar duke u djegur ka qënë pa targa.
Njoftimi i policisë:
Më datë 14.04.2022, rreth orës 01:15, në vendin e quajtur “Kanali i Motorrit”, është konstatuar duke u djegur një automjet tip “fuoristradë”, pa targa, i cili është djegur plotësisht.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e pronësisë dhe zbardhjen e rrethanave të djegies së automjetit.
