Teksa mbajti një fjalë në seancën e sotme në Kuvend, Zv.kryeministri, Arben Ahmetaj tha s’ka asnjë shtet tjetër si Shqipëria që po subvencionon çmimin e energjisë. Ndërkohë, Ahmetaj u shpreh se ekonomia e vendit vitin e kaluar arriti mbi 7%, duke shënuar një rekord në rajon.
Më tej, zv.kryeministri u shpreh se çdo vend është ndikuar nga kriza, por qeveria është përgjigjur tek ata që kanë nevojë dhe tek biznesi i vogël.
“Gazi, nafta, energjia elektrike. Më tregoni një vend tjetër ku është subvencionuar çmimi i energjisë. Do rritet çmimi i energjisë? Mos luani me këtë ju lutem. Nuk ka tek qytetarët. Janë 360 milion dollar që janë aty në buxhet për të mbrojtur qytetarët nga rritja e çmimit. Paketa ka ndihmuar mbi 500 mijë qytetarë”
“Do ja dalim prapë, siç ja dolëm nga tërmeti dhe nga pandemia” deklaroi Ahmetaj.
