Këngëtari i njohur, Ylli Limani sapo ka publikuar para pak ditësh këngën e tij më të fundit, e cila titullohet “9”. E sigurisht që, si çdo projekt i tij, edhe kjo këngë rezultoi një hit e cila deri më tani numëron më shumë se 2 milion klikime në “Youtube”. Ndërkohë, Ylli është i njohur edhe për videot gazmore që poston në profilin e tij zyrtar në “Instagram”, ku këngëtari ka vendosur që t’i testojë prindërit nëse mbajnë mend vargjet e këngës së re.
“Ky është test me prindërit e mi për të parë nëse e kanë mësuar këngën time më të re!”, thekson ylli krahas videos që ka publikuar.
Prindërit e tij ende nuk e kanë fiksuar tekstin dhe shtojnë vargje të tjera. Kjo video ka shkaktuar shumë të qeshura tek ndjekësit dhe fansat e këngëtarit.
