Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka deklaruar se që nga 1 korriku, policët e burgjeve do të kenë paga dhe uniforma të reja. Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Manja theksoi se qeveria e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama i mban gjithmonë premtimet dhe se Partia Socialiste është në rrugën e saj drejt mandatit të katërt.
“Më 1 korrik do fillojë paga e re për policinë e burgjeve. Po ashtu më 1 korrik do fillojnë procedurat për uniformat e reja për policët e burgjeve. Ne jemi qeveri i të mbajtjes së fjalës”
“Dikur Raporte të DASH sulmoheshin ndërsa ne mbajmë shënime dhe reagojmë me punë. Ne dimë ta bëjmë. Dhe jemi në rrugën e duhur për mandatin e katërt”, u shpreh Manja.
