Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Lulzim Bashës ia ka mbyllur dosjet Edi Rama. Në një komunikim me gazetarët, Berisha u shpreh se deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj do të shkojë në SHBA, ndërsa Basha jo.
“Nëse shkonte përballet me ligjin kjo ndodhte. Ndaj u kthye kështu që ju kur të dalin politikanët para jush, kur keni fakte konkrete ju duhet ta pyesni
Gjekmarkaj do niset për në SHBA, ai u rikthye. Ju duhet të pyesni pse Rama të mbylli dosjen e rusëve. Na nxirr deklaratat e një shqiptari që ka paguar Nik Muzin me paratë e tij.
Ju duhet të ruani sensin e investigimit, në interesin më të mirë të progesionit tuaj. Për të mos thënë pastaj për dosjen e Toytoita Yaris. Pra nëse ka një njeri që për afera korruptive të pyetet pas Edi Ramës, është pikërisht Lulzim Basha”, tha Berisha.
