Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Eliminim me turp për Barcelonën nga Liga e Europës

23:14 / April 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kupa 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Barcelona, favoritja kryesore për të fituar Ligën e Europës, ka dalë sot në mënyrë të papritur nga turneu në çerekfinale me një humbe të turpshme 2-3 në Kamp Nou përballë Eintraht Frankfurt.

Skuadra e Çavi Hernandez kishte barazuar 1-1 në transfertë dhe mendohej se në fushën e saj do ta kishte shumë të thjeshtë, por nuk ka ndodhur kështu, pasi ekipi ka lënë shumë për të dëshiruar ne lojën e tij, edhe për faktin se pësoi gol që në minutat e parë me penalltinë e Kostiç. Katalanasit u munduan të sulmonin por e kishin të vështirë të krijonin raste para portës së Trap, teksa me një kundërsulm të shpejtë erdhi edhe goli i dytë me anë të Borre i cili ngriu Ter Shtegen me një gjuajtje nga distanca.

Eintraht humbi disa mundësi të tjera shënimi derisa gjeti përsëri golin me Kostiç, duke i vënë praktikisht vulën kualifikimit. Vendasit u munduan në mënyrë të dëshpëruar të hapnin përsëri duelin, por goli i Buskets erdhi shumë vonë për të ndryshuar fatin e sfidës që çoi Eintrahtin në gjysmëfinalet e Ligës së Europës, ashtu si penallti ae Depaj në minutën e 101-të që thjesht bëri humbjen më të ngushtë.

Ndërkohë, Uest Hem i ka dhënë një leksion të mirëfilltë Olimpik Lionit në fushën e këtij të fundit, duke e mposhtur me shifrat 3-0 në transfertë, për të prerë biletën për më tej në turne, pas barazimit 1-1 në sfidën e parë.

Kurse sfida mes Rejnxhërs dhe Bragës u desh të shkonte me shtesa, pasi fitorja 1-0 e portugezëve në sfidën e parë u zhvlerësua nga ajo 2-1 e skocezëve në fushën e tyre gjatë 90 minutave.

REZULTATET 

BARCELONA-EINTRAHT FRANKFURT 2-3
90’+1′ Buskets, 90’+11′ (p) Depaj / 4′ (p), 67′ Kostiç, 37′ Borre

OLIMPIK LION-UEST HEM 0-3
38′ Dauson, 44′ Rajs, 48′ Bouen

LIVE REJNXHËRS-BRAGA 2-1 (SHTESA)
2′, 43′ (p) Tavernier / 83′ Karmo

FORMACIONET ZYRTARE

BARCELONA-EINTRAHT FRANKFURT

formacionet

OLIMPIK LION-UEST HEM

olimpik

barcelona eleminim Liga eurpoes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

11:00 / May 31, 2026

Elseid Hysaj largohet nga Lazio pas 5 sezonesh: “Vite intensive dhe plot emocione”

15:42 / May 24, 2026

Zyrtare/ Chelsea zgjedh Xabi Alonson si trajner të ri, spanjolli firmos për katër vite

11:39 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.