Ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ësht% duke mbajtur aktualisht një konferencë për mediat, ku po i jep disa përgjigje direkte për akuzat e kryeministrit Edi Rama.
Ndër të tjera, Berisha thotë se Edi Rama nuk mund të bëjë dot pazare me të dhe as të tallet e të tërheqë zvarrë opozitën.
“Çfarë e shty Ramën të organizojë një kongres të tillë, jo kërkesat e qytetarëve dhe problemet e shëndetit. E shtynë ineteresat e klaneve mafioze të drogës. Interesat e klaneve të drogës. Çfarë e shtyn tjetër Ramën të ecë në këtë drejtim? E shtyn tmerri që ka nga opozita e vërtetë. Ai ka kuptuar se loja me opozitën fiktive ka marë fund dhe e din që shqiptarët çdo ditë e më tepër po vendosin që ti japin atij përgjigjen e merituar. Në garat e ardhshme ai shqiptar do ta arkivojë atë në ndërtesën e harresës së Shqipërisë.
Po çfarë ka ai me Berishën? Ka problem madhor, me Berishën nuk bën dot pazare të pista. Me Berishën nuk mund ta tërheqë zvarrë opozitën. Ky është problemi i tij. Nuk them se nuk i kujtohen dhe 3 disfatat pas 2005 deri në 2011. Edhe ato memorie e hidhur janë por mbi të gjitha merr fund koha kur ai tërhiqte popullin opozitar prej hundësh nëpërmjet udhëheqjes së tij.
Ngjarje madhore tjetër ka qenë vlerësimi që DASH në raportin vjetor u bëri zhvillimeve në Shqipëri. Në atë raport denoncohej haptas korrupsioni në të gjitha nivelet qeveritare specifikisht afera e inceneratorëve”, tha Berisha.
