Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Nisma e Bashkisë së Tiranës, çdo e diel do të jetë “Dita pa Makina”

09:45 / April 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kryeministria policia Bulevard LSA 10 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E diela pa makina do të kthehet në një traditë nga Bashkia e Tiranës. Duke filluar nga 17 prilli, çdo e diel në kryeqytet do t’i dedikohet këmbësorëve si një mënyrë jo vetëm për të ulur ndotjen, por dhe për të sjellë një kulturë të re në kryeqytet.

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka marrë masat dhe ka përcaktuar dhe akset rrugore ku do të ketë kufizim të qarkullimit të automjeteve nga ora 09.00 deri në orën 15.00.

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve, në kuadër të Ditës pa Makina, në datë 17 Prill 2022, nga ora 09:00 deri në orën 15:00, do të jetë në segmentet e mëposhtme:
– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- nga Ministria e Brendshme deri në fillim te “Ish- Hotel Dajti”.
– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.
– Segmenti i rrugës -Myslym Shyri- nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
2. Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes më poshtë:
– Mjetet e emergjencës, Policisë së Shtetit, Shërbimit Publik Urban Qytetas dhe Taxi 4+1 do të jetë i mundur për gjatë gjithë kohës në segmentet e përcaktuara në pikën I të kësaj urdhërese.
– Për të gjithë automjetet e tjera aksesi do të jetë në rrugët “Ibrahim Rugova”, Blv. “Zhan D’Ark”, Blv. “Bajram Curri” dhe “George.Ë.Bush”. Qarkullimi në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova” do të jetë i detyruar djathtas.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.